Trajnimi Online
'Strategjitë e Marketingut Dixhital'
Ky Trajnim Ka Si Qëllim Të Zhvillojë Aftësitë e Stafit Të Marketingut & Shitjes, Për Të Fituar Më Shumë Klientë dhe Krijuar Një Strategji Fituese Për Biznesin Tënd!
Rreth Trajnimit
Do të krijoj një trajnim të dedikuar dhe të personalizuar për biznesin tënd, rreth strategjive të marketingut, shitjes dhe komunikimit, sipas nevojave që ka biznesi juaj. Ky trajnim do të jetë me vlerë për departamentet e marketingut dhe shitjes, HR, si dhe nivelin menaxherial të kompanisë.


Qëllimi i Trajnimit
Do të mësoni si të menaxhoni në mënyrë efektive komunikimin përmes mediave sociale për të bërë më shumë klientë potencialë t'ju njohin, pëlqejnë dhe besojnë. Gjithashtu, do të njiheni me mënyra dhe shembuj praktikë si mund të rrisni brandin dhe gjeneroni klientë potencialë përmes platformave kryesore dixhitale.
Çfarë Do Të Mësoni
-
Sa i rëndësishëm është investimi në marketingun dixhital, avantazhet dhe mundësitë që ju ofron, në krahasim me marketingun tradicional.
-
Hapat për të ndërtuar një strategji efektive të marketingut dixhital për të gjeneruar vazhdimisht klientë.
-
Mënyra efektive të komunikimit dixhital për të kapur vëmendjen e klientëve potencialë, për t’i edukuar ata dhe rritur prezencën e brandit.
-
Hapat për të implementuar planin e marketingut dhe strategjinë e komunikimit dixhital.
-
Si të gjeneroni klientë të rinj dhe shitje përmes mediave sociale (Social Selling).
-
Si të krijoni një sistem për të gjeneruar klientë potencialë vazhdimisht (Lead Generation).
-
Si të menaxhoni klientët e interesuar dhe si të koordinoni aktivitetet e dep. të marketingut dhe shitjes.
-
Si të menaxhoni LinkedIn në mënyrë efektive - për të rritur prezencën e brandit tek platforma e B2B.
-
Si të diferencoheni nga konkurrentët dhe si të rrisni prezencën tuaj dhe të brandit.
-
Si të menaxhoni klientët potencialë dhe si të koordinoni punën ndërmjet stafit të marketingut dhe shitjes.
-
Si të ndërtoni strategjinë e ndjekjes së klientëve të interesuar për t’i menaxhuar me sukses.
-
Si të ndërtoni një fushatë me emaile tek klientët ekzistues dhe potencialë për të ndërtuar marrëdhënie dhe gjeneruar shitje për shërbimet tuaja.
-
Si të ndikoni në përgatitjen dhe nxitjen e psikologjisë së blerjes.
-
Si të krijoni marrëdhënieve efektive në mediat sociale për të konvertuar audiencën në klientë blerës dhe promotorë të kompanisë.
Temat E Trajnimit
-
Rëndësia dhe Avantazhet e Marketingut Dixhital
-
Statistika rreth Audiencës në Google, Facebook, Instagram dhe LinkedIn në Shqipëri.
-
Strategjia e Marketingut dhe Komunikimit Dixhital
-
Strategjia e Shitjes Përmes Mediave Sociale (Social Selling)
-
Strategjia e Gjenerimit të Klientëve Potencialë Online (Lead Generation)
-
Menaxhimi i LinkedIn në Mënyrë Efektive nga Stafi Për të Rritur Brandin.
-
Targetimi i Klientëve në Platformat Dixhitale.
-
Ndikimi në përgatitjen dhe nxitjen e psikologjisë së blerjes.
-
Krijimi i Marrëdhënieve Efektive Në Mediat Sociale për të Konvertuar Audiencën në Klientë Blerës dhe Promotorë të Kompanisë.
-
Strategjia e Follow Up (Email Marketing)

