4 Strategji Komunikimi Për T'u Dalluar Nga Konkurentët
- Renato Civili
- Aug 17, 2022
- 3 min read
Konkurentët mund të të kopjojnë produktet, fushatat apo dhe shkrimet e tua, por ajo që ata nuk do të arrijnë dot të kopjojnë është mënyra jote si mendon dhe komunikon.
E ky mund të jetë avantazhi yt konkurues në treg.

Në botën dixhitale që po jetojmë, aftësia e të shkruarit dhe komunikuarit për të kapur vëmendjen dhe fituar besimin e audiencës është thelbësore për të arritur sukses.
Përgjatë 10 viteve të fundit, kam studiuar disa nga marketerët dhe copywriter-at më të mirë në botë dhe kam kuptuar disa nga sekretet dhe strategjitë e tyre për të shkruar dhe komunikuar në mënyrë bindëse dhe me influencë.
Nëse synon të rrisësh shitjet dhe të fitosh më shumë klientë, mëso këto 4 strategji dhe implementoji për të dalluar mënyrën e komunikimit dhe zhvilluar biznesin tënd.
1. Mos mendo si shitës. Mendo si EDUKUES.
Ti nuk po i shet klientëve. Ti po i jep një mundësi atyre për të ndyshuar për më mirë.
Marketerët dhe copywriter-at më të mirë nuk përpiqen të shesin, sheshin, shesin gjithë kohës me komunikimin e tyre - siç bëjnë shumica. Ata EDUKOJNË audiencën për mundësitë e tyre për të gjetur zgjidhje më të mira dhe për të arritur më shumë. E duke i edukuar, ata fitojnë besimin, rrisin kredibilitetin dhe pozicionohen si zgjedhja e parë për ta.
Ti je mik i klientëve dhe i audiencës tënde - ndaj mos komuniko si shitës. Komuniko si një mik i tyre, rekomandoji dhe edukoji ato me ekspertizën tënde për t'i ndihmuar ata të ndryshojnë.
2. Ti je NDRYSHE nga konkurentët - jo thjeshtë më i mirë.
Mos u fokuso të shpjegosh pse ti je më i "mirë", "më i shpejtë", "më i lirë". Sepse gjithmonë do të dali dikush që do të të konkurojë me këto avantazhe.
Fokusohu të krijosh KATEGORINË tënde dhe të komunikosh DIFERENCËN tënde. Nëse nuk je i pari në një kategori (fushë), mos u përpiq të tregosh se pse ti je më i mirë se të tjerët. Vlerëso avantazhet e tua konkuruese, analizo tregun e mundësitë e tua, dhe krijo kategorinë tënde të re, për t'u pozicionuar i pari aty - dhe në mendjen e klientëve.
"Është më mirë të jesh i pari në mendjen e klientëve, sesa të jesh i pari në treg" është një nga ligjet e librit '22 Ligjet e Pandryshueshme të Marketingut'
3. Komuniko transformimin dhe rezultatin, jo proçesin.
Asnjë njeri nuk do të shkoj në palestër, por të gjithë duan të kenë një trup të bukur. E sidomos tani në sezon vere. :-)
Shit rezultatin dhe transformimin në një gjendje më të mirë që do të përfitojë klienti, e më pas tregoje benefitet dhe hapat e implementimit të proçesit dhe shërbimeve që ofron.
Sa më e madhe dëshira për të arritur rezultatin, aq më e lartë edhe vlera që klientët mund të të paguajnë për t'i ndihmuar ata.
4. Klienti është heroi. Ti dhe biznesi jeni guida dhe mjeti i cili i ndihmon ata të transformohen.
Vendos klentin në qendër të komunikimit tënd. Ai është heroi - jo ti e as biznesi yt. Ti dhe biznesi jeni guida dhe mjeti i cili i ndihmon ata të arrijnë më shumë. Ndaj komuniko për ta. Jo për veten. Trego historinë e tyre si ai do të transformohet nga një gjendje ekzistuese, në një gjendje më të mirë përmes shërbimeve të tua. Vazhdimisht.
Komuniko sikur po flet me 1 person, jo me të gjithë. Mos komomuniko sikur je në "konferencë për shtyp" me postimet e tua. Mos iu drejto të gjithëve sepse në këtë mënyrë nuk do ta personalizosh komunikimin dhe nuk do kapësh vëmendjen e audiencës.
Shkruaj me të njëjtin stil sikur je duke folur përballë me lexuesin. Personalizoje komunikimin në bazë të nevojave, kërkesave, dëshirave dhe ëndrrave që kanë secili nga klientët target që synon.
Commenti