Thuaji Mirupafshim Marketingut Siç e Njeh
- Renato Civili
- Aug 17, 2022
- 2 min read
Marketingu i vërtetë nuk është më ajo çfarë ti thua në reklama - por ajo çfarë thonë klientët e tu për produktin tënd.

Si realisht ndihen ata kur komunikojnë me stafin tënd, çfarë mendojnë kur blejnë produktin/shërbimin dhe çfarë përjetojnë ata pasi e përdorin atë.
Ti, brandi yt, je shuma totale e të gjitha ndjesive dhe eksperiencave të tyre me kompaninë tënde.
Pra, marketingu i vërtetë është ajo që ti bën realisht – eksperienca dhe produkti që ti u ofron klientëve.
Nëse ti ofron një eksperiencë dhe produkt të mirë, njerëzit dhe klientët e tu do bëjnë marketingun e mirë për ty. Do vijnë përsëri dhe do ua rekomandojnë edhe miqve të tyre. Dhe ne besojmë më shumë rekomandimet e miqve tanë – sesa reklamat e një biznesi.
Por edhe e kundërta është e vërtetë: Nëse ti ofron një eksperiencë jo të mirë ose ke një produkt të dobët, ata do ua thonë këtë përsëri miqve. Të vërtetën.
Tani në botën e mediave sociale, ti nuk mund të fshehësh më të vërtetën. Nëse ke një produkt të dobët, nuk mund të shpresosh më që do të kesh sukses – sado të bukura t’i bësh fushatat dhe reklamat.
E vetmja zgjidhje e jotja, e vetmja strategji e mirë për ty, është: Të kesh produkte të mira dhe t’u ofrosh eksperienca të mira klientëve.
Produkti i mirë dhe eksperienca pozitive që do u ofrosh klientëve, do të të sjellin shumë më tepër se sa një reklamë. Nëse ti si marketer bën premtime të mëdha, por edhe ua ofron ato realisht klientëve, kjo do të jetë edhe rruga e duhur për të rritur shitjet, biznesin dhe brandin e kompanisë.
Sepse suksesi nuk vjen nga ajo që ti reklamon, por nga ajo që ti realisht u ofron klientëve.
Kështu do të fitosh respektin dhe besimin e klientëve dhe do t’i motivosh ata të bëhen besnikë dhe të të rekomandojnë tek miqtë e tyre, vazhdimisht.
Përmbledhje e Idesë Kryesore Për Ta Vënë Në Zbatim:
Tani është rradha jote për ta vlerësuar marketingun ose për të implementuar një strategji tëre:
A ke produkte me vlerë për klientët? A mbeten të kënaqur ata pasi blejnë nga ty? Nëse jo, krijo produkte të reja më të mira.
Hiq ca nga buxheti i reklamave dhe zhvendose tek trajnimi i stafit që ka kontakt direkt me klientët, për t'i mbajtuar ata të përkushtuar dhe të lumtur me punën e tyre.
Vlerësoji më shumë punonjësit, sepse ata janë influencerat e vërtetë dhe pjesë e marketingut tënd. Trajnoji dhe motivoji që çdo herë që vijnë klientët, t’u buzëqeshin dhe shërbejnë me vëmendje dhe profesionalizëm.
Comments