Krijo Një Strategji Marketingu Fituese për 2023 me Trendet e Fundit
- Renato Civili
- Dec 9, 2022
- 3 min read
Updated: Dec 12, 2022
Tani në muajin Dhjetor është koha më e mirë të planifikosh strategjinë e biznesit dhe marketingut për 2023.
Shumica e menaxherëve po mendojnë tani se çfarë risish duhet të sjellin vitin që vjen, si të promovojnë më mirë shërbimet e produktet dhe si të fitojnë më shumë klientë.
Para se të planifikosh se cila është strategjia më e mirë për ty, mëso 15 trendet kryesore të marketingut për 2023.
Jam bazuar tek eksperienca ime duke bashkëpunuar me kompanitë dhe ndihmuar me marketingun të tyre, si dhe në studimin të HubSpot ku janë përgjigjur mbi 1,000 ekspertë marketingu dixhital se çfarë rekomandojnë për 2023.
15 Trendet Kryesore Të Marketingut Për 2023

Videot e shkurtra janë përmbajtja më efektive edhe në 2023. Videot reels në Instagram, në TikToks ose video në LinkedIn që janë interaktive, edukuese dhe zbavitëse kapin më shumë vëmendjen e audiencës. Për të 3-tin vit rradhazi, video është përmbajtja më e dëshiruar për audiencën. Kjo do të thotë që duhet ta përfshini patjetër në planin dhe strategjinë tuaj.
Nëse je biznes me target B2C, Instagram, YouTube, and Facebook janë 3 mediat sociale më kryesore që shikojnë marketerët si më efektive. Ndërsa për kompanitë me target B2B, LinkedIn shikohet si platforma më e mirë për të ndërtuar marrëdhënie me bizneset target në 2023.
83% oe marketerëve besojnë se është më efektive të krijosh përmbajtje cilësore e më rrallë, sesa të krijosh më shpesh por me përmbajtje të ulët.
Përmbajtja dhe komunikimi më efektit në mediat sociale mbetet: Edukues, Interaktiv dhe Zbavitës.
Marketerët po fokusohen të investojnë më shumë në përmbajtje interaktive dhe me pyetësorë për të angazhuar audiencën dhe marrë më shumë informacion rreth tyre. Gjithashtu, do të ndajnë më shumë postime me "prapaskenat" që ta bëjnë brandin sa më human dhe njerëzorë dhe të krijojnë lidhje emocionale dhe besim tek audienca.
Mediat sociale janë kanali nr.1 ku kompanitë investojnë dhe sponsorizojnë me buxhetet e reklamave.
'Marketingu me Influencer' do të zhvillohet edhe më shumë si taktikë nga kompanitë.
Mediat sociale do të bëhet më shumë si mjet për 'shërbimin e klientit', për t'i kthyer përgjigje dhe mbajtur marrëdhënie efektive me klientët.
Shumica e bizneseve do të përdorin më shumë SEO për t'u pozicionuar më mirë në Google.
Optimizimi i websiteve për të qenë sa më mobile-fiendly do të jetë edhe më i rëndësishëm. Sepse shumica tani kërkojnë nga telefoni tyre.
Më shumë kompani do të kenë prioritet përgjegjësinë sociale dhe kauzat që mbrojnë. Kompanitë që kanë mision dhe përfaqësojnë kauza të drejta dhe që kontribuojnë në shoqëri fitojnë më shumë besimin dhe mbështetjen e audiencës,
Departamentet e shitjes dhe të marketingut që punojnë së bashku me objektiva të përbashkëta do të fitojnë më shumë.
Marketingu i përmbajtjes me edukimin e klientëve do të mbetet si praktika më e mirë për të zhvilluar audiencën dhe brandin e kompanisë.
Marketerët më të mirë janë storytellers. Forma më efektive e të komunikuarit në mediat sociale është përmes historive.
Brandet më njerëzore dhe të fitojnë më shumë. Vlerësoji, motivoji dhe promovoji historitë e suksesit të klientëv si dhe të punonjësve. Ktheji në ambasadorë të kompanisë, dhe të tregojnë vlerat, ekspertizën dhe si ju i ndihmoni klientët e tyre, përmes shërbimeve tuaja.
Shpresoj të marrësh idetë dhe strategjitë kryesore që ti mendon se do të të ndihmojnë për të krijuar një strategji fituese për të rritur edhe më shumë shitjet, brandin dhe biznesin tënd në 2023!
---
Nëse të pëlqeu ky artikull, komplimenti më i mirë që mund të më bësh është t'ia dërgosh forward një miku ose ta shpërndash me network-un tënd!
Nëse do kesh pyetje apo nëse dëshiron të shtosh diçka rreth kësaj teme, mirëpres mendimin tënd në koment.
---
Ps: Kur të jesh gati, mund të të ofrojmë një trajnim për stafin tënd rreth 'Strategjive të Marketingut, Shitjes dhe Komunikimit Dixhital'.
Nëse synon të bëhesh profesionist i marketingut dixhital, të ftojmë tek trajnimi i rradhës 1 mujor 'Digital Marketing Masterclas'.
Renato
CEO i Digital Academy Albania
Digital Marketing Trainer & Business Consultant
Mob: +355 68 60 60 107
E-mail: hello@renatocivili.com
Comments