4 Hapa Për të Rritur Shitjet Me Marketingun Dixhital
- Renato Civili
- Mar 18, 2021
- 1 min read
Shumica e njerëzve nuk blejnë kur shikojnë për herë të parë reklamën tënde. Dhe kjo është normale…
Nuk ka të bëj fare me biznesin apo me ofertën tënde.
Ka të bëjë më natyrën tonë njerëzore. Me mënyrën se si ne sillemi në internet.
Sado të bukur ta bësh fushatën, videon apo dizajnin tënd në mediat sociale, shumica e klientëve nuk kanë për të blerë nga ty.
Por ka një sekret….
Nëse synon vërtet të rrisësh shitjet dhe të fitosh më shumë klientë nga fushatat e tua, janë 4 hapa kryesore që t’i duhet të implementosh në biznesin tënd.
Më kryesorja, mos neglizho hapin e 4-rt, të cilin shumica e bizneseve e neglizhojnë.
Sepse shumica e shitjeve vijnë nga ky hap. Shitje të cilat ndoshta t’i po i humbet…

1. Kap vëmendjen e audiencës target
Targetoji dhe komuniko me ta në mënyrë të personalizuar, përmes mediave sociale që ata përdorin. Më kryesorja, mos neglizho hapin e 4-rt, të cilin shumica e bizneseve e neglizhojnë.
2. Identifiko klientët potencialë
Bëji ata të ‘ngrejnë dorën’ dhe të regjistrohen/subscribe tek ty përmes një 'Lead Magnet' që ka vlerë për ta.
3. Bëji ofertën tënde
Komunikoji qartë: Pse ata duhet ta marrin shërbimin që t’i ofron dhe pse nga ty?
4. Follow Up
Ndiqi me emale edukuese, oferta dhe fushata re-targeting për t’i motivuar të blejnë. Vazhdimisht.
Implementoji mirë këto 4 hapa dhe do të kursesh kohë, energji dhe para. E do të rrisësh edhe më tej shitjet, biznesin dhe brandin tënd. 🎯
Nëse dëshiron të mësosh si t’i implementosh këto 4 hapa në mënyrë efektive në biznesin tënd, të ftoj të regjistrohesh tek trajnimi 'Digital Marketing Masterclass' i cili fillon javës që vjen, në 23 Mars! Informohu për temat, seancat dhe ofertën e trajnimit këtu.








Comments