6 Këshilla Për Të Ndërtuar Një Strategji Efektive Komunikimi dhe Marketingu
- Renato Civili
- Feb 17, 2021
- 4 min read
Updated: Feb 26, 2021
“A do të na rekomandoje ne tek miqtë e tu?”… - Është një pyetje e thjeshtë, por kur ka qenë hera e fundit që një kompani ta ka bërë?

Një pjesë e madhe e kompanive po bëjnë 'monolog’ me komunikimin e tyre online, sepse nuk pyesin dhe nuk dëgjojnë se çfarë mendojnë klientët e tyre për ta.
Fokusohen në fushata për të kapur sa më shumë klientë të rinj, ndërkohë që po humbasin klientët ekzistues.
Marketingu nuk është shitje – është marrëdhënie. Suksesi në marketing nuk është të arrish të bësh shitjen e parë. As të dytën. Por të fitosh besimin e tyre që të të zgjedhin ty vazhdimisht, dhe të sjellin edhe miqtë e tyre tek dyqani yt - edhe kur konkurentët e tu ulin çmimet.
Vetëm kështu një kompani do të arrijë zhvillim të qëndrueshëm, me punonjës dhe klientelë të kënaqur e besnike që rritet.
Tek ne, vetëm pak kompani të mëdha e kanë integruar këtë teknikë (NPS) për të përmirësuar shërbimin, eksperiencë e klientëve dhe strategjinë e tyre të marketingut. Por pse nuk po e bëjnë edhe bizneset e tjera?
Është kaq e thjeshtë tani fal teknologjisë...
---- Këshilla 2

Ajo që ne kemi nevojë më shumë është të dëgjojmë të vërtetën. Për njerëz dhe kompani që t'na komunikojnë të vërtetën, dhe jo premtime boshe.
Sa ti vërtet i beson produktit tënd?
Sa vlerë vërtet ti i shton klientit me shërbimin që po shet?
Realisht, sa të vërteta janë premtimet që bëjmë?
Marketingu nuk është thjesht "perceptim". Kjo bindje është e gabuar. Marketingu duhet të komunikojë vlerat dhe të vërtetën.
Vetëm kështu do të fitojmë besimin dhe ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët.
Si ne realisht i ndihmojmë klientët të gjejnë zgjidhje dhe të arrijnë më shumë, përmes asaj që ne ofrojmë?
Kjo është pyetja e parë që duhet të bëjmë në marketing.
"Marketing isn’t just about making promises, it’s about keeping promises." - Mark Schaefer, the author of 'Marketing Rebellion: The Most Human Company Wins'
---- Këshilla 3

Trego historine se si klientet e tu arrijne me shume permes sherbimit/produktit tend. Sepse ne marketing klienti duhet te jete ne qender. Heroi. Jo biznesi. Biznesi eshte guida (mjeti) qe i mundeson "transformimin" per nje gjendje me te mire te tij.
----Këshilla 4

“Shiko, ne nuk na vijnë klientët nga marketingu. Na vijnë nga mënyra të tjera. Prandaj marketingu për ne nuk ka rëndësi” – Më tha para disa kohësh një CEO i një kompanie të madhe, me një buzëqeshje të lehtë…
... Shqipëria do të ishte një vend tjetër, më i mirë e më i bukur nëse do të kishim një sistem të drejtë, ku të fitonte personi që ka më shumë dije dhe aftësi, të arrinte sukses ajo kompani që ofron shërbimin me të mirë, dhe të zgjidhej ai drejtues që motivon dhe fuqizon stafin për të arritur më të mirën e tyre.
Për ty, dua të them se:
1. Marketingu ka rëndësi! Dhe është një nga investimet më të rëndësishme për një biznes sepse jo vetëm që 'lehtëson proçesin e shitjes', por kur bëhet mirë, i kthen klientët nga të panjohur në promotor të kompanisë.
2. Mënyra se si komunikon me klientët - ka rëndësi! Sepse brandi yt, nuk është ajo logo që ke, por është shuma totale e të gjitha eksperiencave që ti i ofron atyre.
3. Mënyra se si trajton punonjësit – ka rëndësi! Sepse ata janë fytyra dhe zemra e kompanisë. Mos harxho për “transformimin dixhital”, apo për “influencer” (si kopje të Kardashian), nëse nuk motivon dhe vlerëson punonjësit, të parët.
---- Këshilla 5

Para se te investosh ne nje website me te bukur, ne fushata online apo per nje "influencer", mendo per punonjesit. Mendo: A buzeqeshin ata kur takojne nje klient te ri?
Kur shkojme ne nje dyqan dhe punonjesi nuk na buzeqesh e nuk na kushton vemendje, a nuk te shkermoqet i gjithe imazhi i kompanise?
A nuk te duken si pa vlere marketingu i tyre online, si dhe mesazhet e "influencerave" qe paguajne?
Ai eshte "momenti i te vertetes", te cilin Seth Godin e quan nje "Privilegj" komunikimin me klientin, ne librin "Permission Marketing".
Filloni te mendoni dhe investoni se pari tek punonjesit, sepse jane ata influencerat e vertete qe me eksperiencen dhe me sherbimin qe ofrojne i bejne te kenaqur e besnik klientet e kompanise tende.
----- Këshilla 6

Nje sugjerim per agjencite imobiliare qe nxjerrin raportet mujore si ato tabelat e nderit kur ishim te vegjel ne shkolle...
A nuk do ishte mire qe ne vend te fjales "X transaksione" te perdorni fjalen 'X Klient te kenaqur'? Dhe, pse nuk postoni fotot e klienteve, por vetem agjentet tuaj? A jane ata te kenaqur nga sherbimi?
Klientet nuk jane numra. Mos i beni inekzistente. Ju lutem.
Dhe, dihet qe klientet potencial qe ju ndjekin ne rrjetet sociale besojne me shume nese shikojne sa te kenaqur jane klientet nga sherbimi qe ju ofroni. Historite dhe fotot se si ju i keni ndihmuar ata vlejne shume me teper se sa thjesht nje nr X transaksionesh.
Nga pikepamja e nje klienti potencial, per mua nuk ka rendesi (mendo: nuk me intereson fare po fare) sa transaksione beni.
Per mua ka rendesi se si ju mund te me ndihmoni per te bere nje investim te sigurte/te mire ne kete kaosin e Tiranes.
Ndaj, fokusojeni marketingun duke patur ne qender klientin. Jo veten tuaj. Beni nje liste se cfare pyetjesh kane klientet tuaj dhe pergjigjuni atyre.
- Si mund t'i ndihmoni duke i edukuar me njohurite/ekspertizen qe keni?
Keshtu do i beni klientet t'ju njohin, pelqejne dhe besojne ju, nga 1000 agjente te tjere qe ka TR.







Comments