Plani i Marketingut Që Të Duhet për të Zhvilluar Biznesin Tënd
- Renato Civili
- Feb 17, 2021
- 5 min read
Updated: Feb 24, 2023
Në botën dixhitale që po jetojmë, nuk mjafton më të kesh produktin më të mirë për të arritur sukses. Duhet të kesh edhe marketingun më të mirë për të fituar.
Shumica e menaxherëve të marketingut dhe biznesit dinë shumë ‘taktika’, por ajo që i mungon më shumë për të zhvilluar performancën është ‘Strategjia’. Ata dinë të bëjnë aktivitete të ndryshme marketingu, por nuk i integrojnë ato në një strategji dixhitale të mirëfilltë që do t’i ndihmonte të arrinin objektivat e tyre. Nëse synon këtë, ndiq këto 9 hapa për të rritur shitjet, fituar më shumë klientë dhe për të ndërtuar një strategji marketingu efektive për biznesin tënd.

Marketingu është një sistem: është sistemi më i rëndësishëm i një biznesi. Ndiq këto 9 hapa kryesore të këtij sistemi për të ndërtuar një strategji marketingu fituese për 2023:
1. Identifiko Klientët Idealë / Target Njih klientët e tu. Fillo të mendosh si ata. Hyr në mendjen e tyre dhe shikoje botën me sytë e tyre. Identifiko se cilët janë ata. Ku e kalojnë kohën e tyre online dhe off-line.
Krijo profilin e tyre, duke i njohur sfidat, frikërat, dëshirat, kërkesat, problemet dhe arsyet pse blejnë. Shiko mediat sociale që ata përdorin e kupto cilat faqe, autorë dhe brande ndjekin. Më pas, ndaji në kategori klientët e tu target në bazë të profilit të tyre.
Targetoji dhe komuniko me ta në mënyrë të personalizuar, përmes mediave sociale që ata përdorin.

Krijo Komunikim dhe Përmbajtje për Klientët Idealë Personalizo komunikimin me ta, për t’i bërë ata të të njohin, pëlqejnë dhe besojnë. Ky është hapi për të komunikuar me gjuhën e tyre, për të kapur vëmendjen dhe rritur interesin e tyre për atë që ti ofron. Pyet veten dhe stafin tënd të marketingut:
Si ti i ndihmon klientët për t’u transformuar në një gjendje më të mirë, me zgjidhjen/shërbimin që ofron?
Pse ata duhet të blejnë shërbimin që ti ofron? dhe: Pse nga ty?
Cili është avantazhi yt konkurrues (USP)?
Klientët blejnë benefitet, zgjidhjet dhe transformimin e tyre në një gjendje më të mirë përmes produktit/shërbimit tënd. 2. Ndërto Strategjinë e Marketingut Dixhital
Komuniko me klientët përmes mediave sociale që ata përdorin. Krijo dhe rrit ndërveprimin me ta vazhdimisht. Krijo oferta që ata i duan. Përdor fjalët e tyre në mesazhet e tua që të jenë sa më të qarta benefitet. Krijo dhe implemento fushata për të arritur klientët idealë. Targeto vetëm ata që të kesh ROI të lartë. Bëji ata të ‘ngrejnë dorën’ dhe të regjistrohen/subscribe tek ty përmes një Lead Magnet që ka vlerë për ta. Optimizo kanalet dhe fushatat për të rritur performancën dhe ROI. Mos harro: Në këtë fazë je duke mbledhur një databazë me klientë potencialë që akoma nuk janë të motivuar për të blerë.

3. Gjenero Klientë potencialë / leads Përpiqu të krijosh një databazë me klientët potencialë (leads). Bëj një plan komunikimi me sekuenca emailesh për t’i edukuar, për të ndërtuar marrëdhënie me ta, si dhe duke i dhënë arsye se pse ata duhet të blejnë nga ty.
Krijo fushata jo për të shitur, por për të gjeneruar klientët potencialë.
Krijo përmbajtje për t’i konvertuar nga të interesuarit në klientë.
Krijo ‘Lead Magnet’ dhe një formular për të kapur të dhënat e tyre (subscribe).

4. Krijo Marrëdhënie dhe Fito Besimin e Klientëve Potencialë Jepi vlerë vazhdimisht, edukoji dhe rrit autoritetin tënd për të bërë 100% të tregut të të njohin, besojnë dhe blejnë nga ty. Qëllimi është që të pozicionohesh që në fillim në mendjen e tyre si ekspert dhe autoritet në industrinë tënde.

Vetëm 3% e tregut janë gati të blejnë tani. Ndërsa 97% kanë nevojë të ndërgjegjësohen dhe të edukohen për të të zgjedhur ty në momentin që ata do të kenë nevojnë për shërbimin që ti ofron. Mos bëj gabimin që bën shumica e bizneseve të cilët komunikojnë me të gjithë tregun (100%) sikur janë të gjithë tek ai 3%. Dallohu nga ata dhe personalizo komunikimin tënd me 5 audiencat e ndryshme si te figura më sipër.
5. Konvertoji në Klientë Kontaktet / Leads
Rrit motivimin e klientëve potencialë që të blejnë nga ty për herë të parë. Jepi incentiva. Bëji oferta të personalizuara për të nxitur interesin e tyre për të blerë. Integro një sistem CRM dhe krijo një plan marketingu me emaile të personalizuara (Sugjerimi ynë Mailchimp).
6. Ofroji Një Eksperiencë Vërtetë të Mirë Klientëve
Brandi është shuma totale e eksperiencave që klienti ka me kompaninë.
Edhe pse shumica e kompanive shqiptare e ndalojnë marketingun sapo bëjnë shitjen e parë tek klientët, ti mos u ndalo. Fokusohu të rritësh kënaqësinë dhe besnikërinë e klientëve në çdo ndërveprim që ata kanë me kompaninë tënde. Monitoro dhe përmirëso të gjitha kontaktet që kanë klientët me kompaninë. Kur komunikon në rrjetet sociale dhe me emaile me ta, 80% eduko dhe informo duke i shtuar vlerë dhe 20% duke bërë oferta ose promocion të shërbimeve. 7. Rrit Vlerën dhe Besnikërinë e Klientëve Motivoji klientët të blejnë më shpesh dhe më shumë produkte nga ty. Shumica e bizneseve nuk fokusohen të menaxhojnë dhe rrisin vlerën e klientëve ekzistues, por fokusohen vetëm të gjejnë klientë të rinj. Rritja e vlerës së të ardhurave nga klientët ekzistues është një nga hapat më të rëndësishëm. Ndërto një sistem automatik me emaile dhe fushata Up-Selling dhe Cross-Selling. Krijo fushata për të rikthyer edhe klientët e larguar pasi edhe ato janë një burim shumë i mirë për të rritur të ardhurat dhe databazën e klientëve. 8. Ndërto Një Sistem Referimesh Nga Klientët e Kënaqur
Ktheji klientët e kënaqur në promotorë të brandit tënd. Pyeti klientët: — ‘Në bazë të eksperiencës me ne, a do të na rekomandoje ne tek miqtë e tu?’
Krijo program me incentiva për të motivuar klientët ekzistues.
Krijo partneritet me biznese të tjera që kanë të njëjtët klientë target me ty.
Shiko cilat biznese i kanë klientët e tu para se të vijnë tek ty dhe pasi ikin nga ty.

Përmbledhje Nuk mjafton të kesh produktin më të mirë për të arritur sukses. Duhet të kesh edhe marketingun më të mirë për të fituar.
Nëse synon të bëhesh një marketer i suksesshëm, ndiq këto 9 hapa kryesorë. Fillo të mendosh si klientët e tu, shih botën me sytë e tyre, por mbi të gjitha, guxo të ndryshosh mendësinë dhe kulturën e biznesit që i gjithë stafi yt ta shikojë veten si pjesë e marketingut. Vetëm në këtë mënyrë do të arrish të implementosh në mënyrën e duhur strategjinë fituese pë të zhvilluar biznesin tënd!