Fuqia e marketingut është komunikimi efektiv.
- Renato Civili
- Feb 17, 2021
- 1 min read
Updated: Feb 26, 2021
"-Këto janë fjalë. Teknika dhe "tools" për rritje audience e shikueshmërie online, ke ndonjë sugjerim?" - më tha një menaxher rrjetesh sociale kur po i flisja për rëndësinë e strategjisë së komunikimit & marketingut.

Shumica prej nesh po fokusohet më shumë tek "teknikat" dhe "shortcut-et" trendi të momentit, dhe nënvlerësojnë më të rëndësishmen. FJALËN në marketing.
Sa do i bukur të jetë website yt apo fotot në mediat sociale, është FJALA (copy) ajo që e influencon më shumë një klientë të të ndjekë, besojë dhe blejë nga ty.
Sepse në "Marketingun Dixhital", termi "Marketing" eshte kryesorja. "Të krijosh, komunikosh dhe të japësh vlerë për klientët - duke përfituar vlerë në këmbim" - Philip Kotler.
Ndërsa "Dixhital" janë kanalet, dhe teknikat për t'i dalë "para syve" audiencës tënde. Ti mund t'i dalësh 1 milion njerëzve me një sponsorizim të thjeshtë, por nëse nuk i jep vlerë, ç'kuptim ka?!
Sigurohu që:- kur klienti të shikojë ty mos të bezdiset, por të të pëlqejë dhe besojë.
Krijo një strategji komunikimi për të gjithë rrugëtimin e klientit (Customer Journey) për ta kthyer nga i panjohur me kompaninë, në promotor të saj.
Nese nuk bën këto të parat, asnjë teknikë e "tools magjike" nuk do të ndihmojë...







Comments