top of page
Search

Marketingu është influencë - Nga KONVENTA E I-rë PËR MENAXHERËT E SHITJES

  • Writer: Renato Civili
    Renato Civili
  • Feb 17, 2021
  • 3 min read

Updated: Feb 26, 2021

12 folës, ekspertë nga disa shtete dhe sipërmarrës të suksesshëm nga Kosova prezantuan tek 300 përfaqësues biznesi disa nga praktikat më të mira të shitjeve inteligjente në botën dixhitale, strategjitë e marketingut, menaxhimit të procesit të shitjes, mënyrat e edukimit të klientit për të fituar besimin e tyre.


E gjithë kjo, për ta pozicionuar markën si lider në mendjen e klientit e për të gjeneruar më shumë shitje dhe marrëdhënie efektive e afatgjata në mënyrë të vazhdueshme.

Konventa e I-rë për Menaxherët e Shitjes, u organizua më 9 Nëntor 2018 në Hotel Internacional në Prishtinë, nga trajneri i biznesit Denis Gafuri.


Ja disa nga idetë kryesore që prezantoi në panel Renato Civili:


Marketingu është influencë.


Marketingu, ashtu si lidershipi, ka fuqi të ndikojë e frymëzojë njerëzit. I bën ata të pëlqejnë, besojnë dhe të ndjekin (blejnë nga) brand-et.


Futuni në mendjen e klientit. Filloni të mendoni si ata për t’i tërhequr vëmendjen e fituar besimin.


Çfarë mund t’i bëjë ata të rrisin vëmendjen tek ju? Fokusohuni tek nevojat e tyre, pyetjet që kanë dhe arsyet se pse ata blejnë. Krijoni marrëdhënie të personalizuar, jepini në mënyrë të vazhdueshme arsye se pse duhet t’ju zgjedhin ju, përmes një strategjie komunikimi e marketingu.


Për të fituar besimin e klientëve komunikoni si konsulent me ta, jo si shitës.


Ndryshe nga shitja tradicionale, ju mund të jeni shumë më efektiv nëse prezantoheni si konsulent e ekspert tek klientët. Fokusohuni tek klienti, jo tek shërbimi që ofroni. Kuptoni situatën e klientëve dhe si mund t’i ndihmoni ata për të bërë zgjedhjen më të mirë. Drejtoni bisedën me ta përmes pyetjeve të parapërgatitura, për t’i ndërgjegjësuar për nevojën e shërbimit tuaj.

Rrisni influencën tuaj duke i bërë një analizë SWOT klientit për situatën e tij.


Komunikojini klientëve jo vetëm avantazhet e benefitet që ata mund të marrin nga shërbimi, por edhe për mundësitë e humbura e për risqet që mund të hasin nëse ata nuk do ta blejnë shërbimin tuaj.

Personalizojeni prezantimin tuaj dhe rrisni sensin e urgjencës së klientëve për të blerë duke e informuar për:dobësitë që ka aktualishtkërcënimet nga konkurentët mundësitë e reja që mund të përfitojë nga shërbimi juaj dhefuqitë e vlerën e shtuar që do të ketë nga ky investim (me vlera të matshme)


Më pas, jepini arsye se pse ata duhet ta blejnë shërbimin nga ju, tregoni mundësitë dhe përfitimet që do kenë me vlera të matshme, dhe prezantoni mënyrat se si i keni ndihmuar bizneset e tjera si ai. Në këtë mënyrë, ju mund të fitoni besimin për të blerë shërbimet tuaja.


Pozicionohuni si ekspert në mendjen e klientit duke publikuar artikuj edukues.


Shkruani artikuj rreth fushës tuaj për t’i informuar e edukuar klientët dhe ofruar zgjidhje për ta (me Content Marketing). Publikojini jo vetëm në blog-un tuaj, por edhe në platfoma të tjera, si: revista, gazeta e portale online për të rritur edhe më tej vizibilitetin e brandit dhe besimin në treg.

Marketingu është shumë i rëndësishëm për t’iu lënë në dorë vetëm departamentit marketing.

Trajnoni stafin që t’u ofrojë eksperienca të mira klientëve dhe shërbim profesional për t’u prezantuar si ekspert në treg.

Krijoni eksperienca të mira me klientët për t’i bërë ata besnikë e promotorë të kompanisë.

Brandi krijohet nga totali i të gjithë eksperiencave që kanë klientët me kompaninë, jo vetëm nga imazhi që ka kompania online. Ndaj, ofroni eksperienca të mira në të gjitha pikat e kontaktit me klientët. Fokusohuni të rrisni kënaqësinë e klientëve ekzistues për t’i bërë besnikë, t’ju rekomandojnë edhe tek miqtë e tyre, e t’i nxisni të bëhen promotorë e avokatë të brandit tuaj.


Artikulli u publikua më parë në revistën Business Magazine Albania.





 
 
 

Comments


©2025 Proudly created by Digital Academy Albania

bottom of page