Pse Ti Si Lider Duhet Të Jesh Prezent Në Mediat Sociale (Shembuj dhe 7 Këshilla Për Të Filluar)
- Renato Civili
- Apr 14, 2021
- 3 min read
Updated: Apr 20, 2021
"Kompanitë më humane dhe njerëzore do të fitojnë" - Mark Schaefer, autor i librit 'Marketing Rebellion'.
Kur je në një pozicion drejtues apo menaxherial dita e punës është mjaft e ngarkuar dhe të postosh në mediat sociale mund të jetë gjëja e fundit që të shkon në mendje.
Por, janë disa arsye pse rritja e prezencës tënde dixhitale si lider është një nga investimet më të mira që duhet të bësh.

Kur ne e lidhim një kompani me imazhin e një drejtuesi që e njohim, krijojmë një marrëdhënie besueshmërie më të lartë. Është në natyrën tonë njerëzore të besojmë më shumë njerëzit se sa logon e biznesit.
Komunikimi yt si lider rrit influencën, autoritetin dhe brandin e kompanisë.
Rrit shikueshmërinë dhe besimin e më shumë klientëve. Besimi rrit shitjet.
Tregon një imazh më njerëzor dhe human duke e sjellë kompaninë më pranë njerëzve.
Mediat sociale nuk janë thjeshtë "media". Sekreti është të dëgjosh, ndërveprosh, dhe të krijosh marrëdhënie besimi me audiencën.
Përmes mediave sociale, ti mund të njohësh më mirë klientët dhe se çfarë pëlqejnë dhe ndjekin ata. Të monitorosh audiencën, konkurrentët, dhe reputacionin e kompanisë.
Ti je zëri i kompanisë dhe ke mundësi të komunikosh vlerat, historinë dhe misionin e saj. Të ndash eksperienca, sfidat, mesazhe reflektimi nga përditshmëria jote si dhe momente të bukura me stafin.
Trego më shumë anën humane dhe njerëzore të lidershipit, vlerat e stafit dhe përkushtimin e tyre për klientët. Kështu do të fitosh besimin e klientëve dhe do të bësh më shumë njerëz të të njohin, pelqejnë dhe ndjekin ty dhe brandin e kompanisë.
Gjithashtu, ke mundësi të shprehësh mirënjohjen për klientët që të kanë besuar. Të ndash histori suksesi të tyre, e si stafi yt i ka ndihmuar ata të gjejnë zgjidhje dhe të arrijnë më shumë përmes shërbimeve që ju ofroni.
Prezenca jote në mediat sociale ku janë klientët e tu, nuk është më thjeshtë një opsion – është domosdoshmëri.
Brandi yt si lider dhe mënyra jote e të komunikuarit me audiencën mund të bëhet një nga faktorët më të rëndësishëm të suksesit të kompanisë.
Disa shembuj të mirë nga network-u im i disa drejtuesve shqiptarë:
Vasil Naçi, CEO i Agna Group
Gentian Bushati, General Manager i Porsche Albania

Gentjan Zotaj, Founder i AILend
Valon Asani, CEO i Dua.com

Anila Bashllari, Mentor & Trainer / AnilaBashllari.com

Arbër Cepani, CEO i Bar Komiteti (Facebook & Instagram)
Sara Karaj, CEO e SKosmetics (Instagram)

Fillo tani. Fillo me hapa të thjeshta
Për të rritur prezencën tënde dixhitale, fillo duke bërë disa gjëra të thjeshta si:
Komuniko vlerat dhe misionin që ti ndan me kompaninë.
Vlerëso punonjësit që kanë bërë një punë të mirë.
Ndaj eksperiencat, sfidat, mesazhe reflektimi nga përditshmëria jote ose momente të bukura me stafin.
Shpreh mirënjohjen për klientët që të kanë besuar.
Ndaj histori suksesi të klientëve, e si stafi yt i ka ndihmuar ata.
Shpërnda dhe komento artikuj të kolegëve, miqve ose partnerëve të biznesit dhe jep mendimin dhe kontributin tënd.
Ndaj ekspertizën tënde rreth industrisë dhe jep këshilla për të ndihmuar dhe edukuar audiencën tënde.
Benefitet e këtyre veprimeve do të të sjellin me kalimin e kohës:
Qëndrueshmëri dhe kënaqësi më të lartë të punonjësve.
Kolegë, partner dhe miq më besnik që ndihen të vlerësuar për suportin tënd.
Klientë të kënaqur, dhe promotorë të kompanisë.
Integrim dhe marrëdhënie më të mira me partnerët.
Vizibilitet dhe besim më të lartë tek ndjekësit dhe audienca.
Më shumë njerëz që do të të njohin, pëlqejnë dhe ndjekin ty dhe brandin e kompanisë.
Sepse njerëzit e duan më shumë një drejtues dhe kompani që i vlerëson dhe i jep vëmendjen që meritojnë.
Zbulo Trajnimin e Dedikuar Për Të Rritur Prezencën Dixhitale Të Stafit dhe Kompanisë.
Përfito Një Trajnim të Personalizuar për Stafin e Biznesit Tënd, rreth 'Strategjive të Marketingut, Shitjes dhe Komunikimit Dixhital', sipas nevojave që ka biznesi juaj.
Çfarë Do Të Përfitoni Nga Ky Trajnim:
Do të mësoni avantazhet dhe mundësitë që ju ofron marketingu dixhital
Do të rrisni në mënyrë profesionale prezencën dixhitale të stafit dhe kompanisë.
Do të rrisni shitjet dhe marketingun e kompanisë me strategji efektive marketingu dixhital
Do të dini si të krijoni një plan komunikimi dixhital për të kapur vëmendjen e klientëve potencialë, për t’i edukuar ata dhe rritur prezencën e brandit.
Do të mësoni hapat si të implementoni planin e marketingut dhe komunikimit dixhital.
Do të krijoni një sistem për të gjeneruar klientë potencialë vazhdimisht (Lead Generation).
Do të menaxhoni klientët e interesuar dhe do t'i koordinoni online me dep. të marketingut dhe shitjes.
Do të menaxhoni LinkedIn në mënyrë efektive - për të rritur prezencën e brandit tek platforma e B2B.
Do të mësoni si të krijoni marrëdhënieve efektive në mediat sociale për të konvertuar audiencën në klientë blerës dhe promotorë të kompanisë.
Rezervo tani një seancë falas për të mësuar si mund të rrisni shitjet, prezencën dixhitale dhe brandin e kompanisë tuaj.
Renato Civili, MBA
Digital Marketing Trainer
CEO & Co-Founder i Digital Academy Albania
Mob: +355 68 60 60 107
E-mail: hello@renatocivili.com

Egziston nje problem i madh ne lidershipin e sotem, ne te gjitha nivelet dhe kudo ne bote.
Mosdija racionale e ideve te verteta udheheqese te miresise dhe mireqenies. ide qe njihen dhe perdoren natyrshem ne jete nga cdo individ.
Mosdija racionale e ketyre ideve ka bere qe njerezimi te drejtohet me idene e vleres dhe pasurise.
Qeverisja me idene e vleres eshte e gabuar dhe burimi i gjitre te keqijave qe perjeton sot njerezimi dhe natyra.
Kalimi nga idea qeverisese e vleres ne te miresise eshte e vetmja zgjidhje per permitesimin renjesor te punes dhe jetes se njerezimit.
Tani qe keto ide jane zbuluar dhe definuar matematikisht, drejtimi i njerezimit futet ne nje ruge te re, ne rugen e mireqenies…