Njerëzit Nuk Urrejnë Marketingun. Ata Urrejnë...
- Renato Civili
- Apr 20, 2021
- 1 min read
Janë disa gjëra që na kanë bërë skeptik ndaj marketingut në përgjithësi. Por njerëzit nuk urrejnë marketingun. Ata urrejnë: 👇🏻
Mungesën e të vërtetave dhe vlerave në reklama.

Bërjen e premtimeve dhe mos mbajtjen e tyre.
Reklamat klishe që duken që janë reklama.
Mesazhet e përgjithshme që nuk kanë vlerë për ne.
Kompanitë që flasin për vete, dhe jo për dëshirat dhe nevojat tona.
Pop-upe, banera dhe reklama bezdisëse.
Kompanitë egoiste, që nuk kontribojnë për komunitetin.
Kompanitë që nuk kujdesen për klientët e tyre.
Mungesën e kreativitetit.
Mungesën e të vërtetave dhe vlerave në reklama.
Ajo që ne kemi nevojë më shumë është të dëgjojmë të vërtetën. Për njerëz dhe kompani që të na komunikojnë të vërtetën, dhe jo premtime boshe.
Sa ti vërtet i beson produktit tënd?
Sa vlerë vërtet ti i shton klientit me shërbimin që po shet?
Realisht, sa të vërteta janë premtimet që bëjmë?
Marketingu nuk është thjesht "perceptim". Kjo bindje është e gabuar. Marketingu duhet të komunikojë vlerat dhe të vërtetën. Vetëm kështu do të fitojmë besimin dhe ndërtojmë marrëdhënie afatgjata me klientët.
'Si ne realisht i ndihmojmë klientët të gjejnë zgjidhje dhe të arrijnë më shumë, përmes asaj që ne ofrojmë?'
Kjo është pyetja e parë që duhet të bëjmë në #marketing.







Comments