Pse Nuk Mjafton Më Departamenti i Marketingut Për Të Promovuar Kompaninë (Dhe Çfarë duhet të Bëjmë)
- Renato Civili
- Mar 29, 2021
- 3 min read
Imagjino një kompani me 1000 punonjës e cila në mediat sociale merr vetëm 3 'like', 0 komente dhe 0 shares në postimet e tyre.
Të duket e pabesueshme? Fatkeqësisht, ndodh...
Por, në këtë shkrim nuk dua të fokusohem tek problemi pse ndodh. Por tek mundësitë që na ofrojnë mediat dixhitale, nëse i përdorim ato në mënyrë efektive. Tek mundësitë që kanë kompanitë për të rritur shitjet dhe brandin e tyre online.
Bizneset duhet të pranojnë realitetin e ri që ka sjell dixhitalizimi dhe pandemia:
Çdo ditë që vjen do të kemi më pak klientë në dyqane dhe më shumë që do të na vizitojnë online.
Tani rreth 80% e blerjeve fillojnë online sepse vëmendja jonë është aty. Edhe pse shumica më pas blejnë në dyqane fizike, impulsi i parë, nxitja, motivimi dhe edukimi i tyre ka filluar online në mendjen e klientit.
Në Shqipëri janë rreth 1.5 milionë përdorues të mediave sociale. E thënë ndryshe, gjysma e popullsisë sonë përdorin Facebook, Instagram dhe LinkedIn.

Edhe klientët e tu janë këtu.
Në botën dixhitale që po jetojmë, nuk ka më kuptim që një kompani me 50, 500 apo 1000 punonjës t'ia lërë në dorë të gjithë komunikimin dixhital vetëm departamentit të marketingut me 3 apo 4 persona.
Sepse nuk mjaftojnë më vetëm faqet e kompanisë për të bërë marketing. Duhet edhe mbështetja e stafit për të rritur efektivitetin.
Marketingu është shumë i rëndësishëm për t'ia lënë vetëm departamentit të marketingut - David Packard

Gjatë trajnimeve me kompani të ndryshme, shikoj që shumica e punonjësve janë ekspertë të cilët i edukojnë klientët vetëm kur komunikojnë me ta përballë.
Por, fatkeqësisht, prezenca dhe komunikimi i tyre online është pothuajse zero.
A nuk do ishte mirë që atë ekspertizë dhe njohuri që stafi yt ka, ta ndajë edhe me mijëra klientë të tjerë potencialë online?
5 Arsye Pse Stafi Juaj Duhet Të Trajnohet Për Të Rritur Prezencën e Tyre Dixhitale
Prezenca e stafit në mediat sociale nuk është më thjeshtë një opsion – është domosdoshmëri. Sepse:
Njerëzit besojnë më shumë njerëzit se sa bizneset. Ne besojmë më shumë rekomandimet e miqve tanë sesa reklamat apo fushatat e kompanive.
Postimet në faqet tona personale kanë vizibilitet (reach) shumë herë më të lartë në krahasim me postimet e faqeve të kompanisë. Në të treja mediat sociale në Facebook, Instagram dhe LinkedIn vizibiliteti i tyre ka rënë në 1% deri 3% të numrit të ndjekësve të faqes së biznesit.
Komunikimi profesional dhe prezenca dixhitale e stafit rrit autoritetin e brandit dhe fiton besimin e më shumë klientëve. E besimi rrit shitjet.
Stafi zgjeron network-un për të gjeneruar mundësi të reja biznesi.
Stafi ndërton marrëdhënie efektive me klientë potencialë, i edukon me ekspertizën e tyre dhe i motivon ata të bëhen klientë blerës dhe promotorë të brandit.
Për të mos humbur më asnjë mundësi online, duhet të rrisim prezencën dhe marketingun dixhital. Në këtë mënyrë, do të rrisim shitjet dhe do të fitojmë vazhdimisht më shumë klientë.
Nëse duam të zhvillojmë marketingun, biznesin dhe brandin tonë, trajnimi i stafit për të rritur prezencën dixhitale - është investimi më i mirë.
Sepse stafi janë influencerat e vërtetë të brandit.
E secili duhet të ndihet i tillë.
Zbulo Trajnimin e Duhur Për Stafin Tënd 'Digital Marketing Masterclass'
i cili fillon në 6 Prill!
Nëse dëshiron të rrisësh shitjet, brandin dhe prezencën dixhitale të kompanisë, të ftojmë të regjistroheni tek trajnimi 'Digital Marketing Masterclass' i cili fillon javës që vjen, në 6 Prill! Informohu për temat, seancat dhe ofertën e trajnimit këtu.
Renato Civili
CEO & Co-Founder i Digital Academy Albania
Mob: +355 68 60 60 107
E-mail: hello@renatocivili.com







Comments