top of page
Search

Shprehje Frymëzuese Rreth Marketingut

  • Writer: Renato Civili
    Renato Civili
  • Mar 18, 2021
  • 2 min read

“Produktet krijohen në fabrika, ndërsa brandet krijohen në mendjet e njerëzve” - Walter Landor, Founder, Landor


“Brandi yt është ajo çfarë të tjerët thonë kur ti nuk je në dhomë” – Jeff Bezos


“Rekrutimi i marketerëve të mirë duhet të jetë prioriteti numër 1 i kompanive” - Kipp Bodnar, CMO, HubSpot


“Suksesi është të bësh njerëzit që kanë besuar tek ty të duken vizionarë” - Dharmesh Shah, Co-founder, HubSpot.


“Shumë kompani kanë harruar që klientët e tyre janë njerëz. Për njerëzit ka rëndësi e gjithë eksperienca që ata kanë, jo thjesht marketingu, shitja apo shërbimi.” - Dharmesh Shah, Co-Founder, HubSpot


“Puna e marketingut nuk mbaron kurrë. Është gjithmonë në lëvizje. Duhet të vazhdojmë të sjellim inovacion çdo ditë” - Beth Comstock, GE


“Ndërto diçka për 100 persona që e duan vërtetë, jo diçka për 1 milion persona që ‘mund’ t’u interesojë.” - Brian Chesky, CEO, Airbnb


“Përmbajtja me vlerë ndërton marrëdhënie. Marrëdhënia ndërton besim. Besimi rrit shitjet” - Andrew Davis, Author


“Bëje punën tënde aq mirë sa të tjerët do duan të rikthehen përsëri dhe të sjellin edhe miqtë e tyre” - Walt Disney


“Brandi është vetëm një perceptim, dhe perceptimi do të përputhet me realitetin me kalimin e kohës” - Elon Musk


“Marketingu i vërtetë është kur ti ndan pasionin tënd me audiencën” - Michael Hyatt, Author


“Komuniko me audiencën me gjuhën e tyre, rreth temave që ata kanë më përzemër” – Renato Civili, Digital Academy Albania


“Marketingu është influencë. Ashtu si lidershipi, ka fuqi të ndikojë dhe frymëzojë njerëzit t’i njohin, besojnë, ndjekin ata”. - Renato Civili, Digital Academy Albania


“Brandet që fitojnë janë ato që tregojnë histori që frymëzojnë. Janë ato që krijojnë komunitete me njerëz që i pëlqejnë, besojnë dhe i ndjekin ato” - Mitch Joel, Founder, Six Pixels Group


“Mediat sociale kanë të bëjnë me njerëzit. Jo me biznesin tënd. Shto vlerë për njerëzit dhe ata do të japin vlerë në këmbim.” - Matt Goulart, Founder, Ignite Digital



“Marketerët duhet të ndërtojnë marrëdhënie besimi dhe rrisin reputacionin e brandit tek audienca online, para se të rrisin shitjet” - Chris Brogan, President, Chris Brogan Media


“Marketingu dixhital nuk është arti i shitjes së produkteve. Është arti për të influencuar njerëzit të blejnë produktet e tua” - Hecate Strategy


“Mos ndërto kontakte. Ndërto marrëdhënie besimi me njerëzit.” - Rand Fishkin, Founder, SparkToro




 
 
 

Comments


©2025 Proudly created by Digital Academy Albania

bottom of page