top of page
Search

Strategjia e Postimeve Të Mediave Sociale

  • Writer: Renato Civili
    Renato Civili
  • Apr 26, 2021
  • 6 min read

Updated: Apr 28, 2021

Mediat sociale kanë ndryshuar mënyrën si ne komunikojmë por nuk kanë ndryshuar atë çfarë ne duam të shprehim. Ne përsëri duam: Të qeshim, të frymëzohemi, të mësojmë. Të ndajmë idetë tona dhe të njohim njeri-tjetrin. Ndaj, mos i kompliko gjërat...


Nëse do t'i përdorësh në mënyrë efektive:

  • Shkruaj me fjalë të thjeshta, sikur je duke folur përballë me lexuesin.

  • Shkruaj shkurt.

  • Personalizo komunikimin dhe trego anën njerëzore.

  • Eduko, frymëzo, informo ose bëji të qeshin.

  • Bëj pyetje. Nis diskutime që ti ke përzemër.

  • Ndihmo. Jep përgjigje për pyetjet që kanë klientët e tu.

Skena është e jotja. Mikrofoni tani është në dorën tënde.

Por, ndoshta, ti përsëri heziton…


Dilema e Marketerëve


Mbetet edhe sot një nga dilemat kryesore pyetja:

- Çfarë duhet të postoj në mediat sociale?

Edhe pse ne e dimë ‘pse’ i përdorim ato: Ne i përdorim për të parë komunitetin që na rrethon, për t’u informuar, për të marrë këshilla, si dhe për të bërë një pushim. Të gjitha këto janë personale dhe kanë rëndësi të ndryshme për secilin prej nesh. Por, një gjë është e sigurtë:

- “Asnjë nga ne nuk hyn në mediat sociale me synimin për të blerë.”

Ndaj, mos posto vetëm për të reklamuar dhe shitur, por për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie me audiencën tënde. Posto shpesh e në mënyrë organike dhe do të krijosh më shumë mundësi për ta të njohin, pëlqejnë dhe besojnë brandin tënd.


RËNDËSIA E NJOHJES SË AUDIENCËS


E gjithë strategjia e komunikimit duket të ketë në qendër klientët dhe audiencën tënde.

Për të qenë efektiv, ti duhet t’i njohësh mirë ata. Të dish se çfarë ata kanë nevojë

dhe kërkojnë të lexojnë, dëgjojnë dhe të shikojnë në postimet e tua.


Duke njohur mirë audiencën, do të dish të krijosh mesazhe të personalizuara dhe me

rëndësi për ta, në mediat sociale ku ata janë.


Qëllimi kryesor që duhet të synosh është rritja e ndërveprimit të tyre.

Përpiqu të krijosh përmbajtje që nisin diskutime, e që kapin vëmendjen e tyre. Krijo përmbajtje edukuese, informuese dhe zbavitëse që i nxit ndjekësit të ndërveprojnë me ty duke pëlqyer, komentuar dhe shperndarë postimet e tua.



4 LLOJET KRYESORE TË POSTIMEVE KU DUHET TË FOKUSOHESH


Me poshtë do të gjesh 4 llojet kryesore të përmbajtjeve të postimeve të cilat duhet të jenë në kalendarin e mediave sociale të biznesit tënd. Kam përzgjedhur këto 4 lloje përmbajtjesh sepse rrisin më shumë ndërveprimin me audiencën.


Secila nga llojet ka një qëllim unik, por kur kombinohen edhe me të tjerat, krijojnë një komunikim efektiv dhe ndërtojnë marrëdhënie besimi me audiencën përmes mediave sociale.


1. Postime Rreth Kulturës dhe Vlerave Të Stafit dhe Kompanisë


Prezanto veten tek ndjekësit, miqtë dhe tek networku yt. Këto lloj postimesh organike mund të postohen nga menaxherë, drejtues si dhe nga secili punonjës i cili ndan të njëjtat vlera dhe dëshiron të bëhet promotor i kulturës së kompanisë.


Bëj ndjekësit të njohin kulturën, historinë, vlerat dhe mënyrën e të punuarit të stafit dhe kompanisë.

  • Komuniko vlerat dhe misionin që ti ndan me kompaninë.

  • Vlerëso kolegët ose punonjësit që kanë bërë një punë të mirë.

  • Ndaj eksperiencat, sfidat, mesazhe reflektimi nga përditshmëria jote ose momente të bukura me stafin.

Edhe pse këto lloj postimesh janë pak të vështira që të planifikohen pasi janë spontane, mund të shikoni çdo mundësi që ju jepet për t’i treguar ato.


Ja një shembull i mirë i mënyrës se si restoranti Mrizi i Zanave ka bërë një seri postimesh për të treguar vlerat dhe historinë e stafit të tij.


Postime me përmbajtje të tilla marrin shumë ndërveprim, pëlqime, komente dhe shpërndarje pasi tregojnë një histori. Ti nuk je duke i shitur ndjekësve, përkundrazi, je duke i hapur dyert atyre që të njohin më mirë stafin dhe kulturën tuaj të së punuarit. Njëkohësisht, je duke i bërë klientët potencialë të ndihen sikur i njohin realisht njerëzit që janë pas brandit të kompanisë.


2. Postime Për Të Rritur Besimin e Ndjekësve


Shumica e postimeve duhet të jenë rreth kulturës dhe mënyrës së të punuarit në kompani. Këto nuk janë të lehta për t’u skeduluar pasi shumica e tyre ndodhin spontanisht.


Por për të qënë aktiv dhe me postime të shpeshta, mund të skeduloni postime që mund t’i planifikoni paraprakisht. Ndani ekspertizën tuaj rreth industrisë dhe jepni këshilla për të ndihmuar dhe edukuar audiencën.


Këto kanë të bëjnë më shumë me postimet me përmbajtje që tregojnë ekspertizën tënde dhe të kompanisë. Me mënyrën si ju i ndihmoni klientët tuaj të gjejnë zgjidhje dhe të arrijnë më shumë, përmes shërbimeve që ofroni.


Ja një artikull ku jap këshilla dhe shembuj për të ndihmuar audiencën të rrisin prezencën e tyre dixhitale:



Njerëzit zgjedhin njerëzit dhe kompanitë që i besojnë. Ndaj, përmes postimeve me përmbajtje edukuese do të fitosh besimin e ndjekësve dhe do të pozicionohesh si ekspert në industrinë tënde.


3. Postime Me Histori Suksesi Të Klientëve


Njerëzit duan fakte që të të besojnë, dhe këto histori suksesi të klientëve janë faktet më të mira që ti duhet t’i tregosh atyre për t’i fituar besimin.


Njerëzit besojnë njerëzit, më shumë se sa reklamat e bizneseve. Fjalët dhe fotot e klientëve të tu do të rrisin besueshmërinë edhe më shumë në sytë e audiencës tënde.


Ja një shembull i mirë nga Argjendari Pirro ku përgjatë gjithë muajit Dhjetor 2020 bënë një seri postimesh me mesazheve urimi dhe inkurajuese për vitin e ri përmes personazheve të njohur dhe klientëve te tyre.


Përzgjidh edhe ti klientët e tu të kënaqur dhe përpiqu që t’i marrësh video testimonials ose reviews me shkrim. Motivoji ata t’i tregojnë audiencës se si ju i keni ndihmuar ata. E më pas, mund t’i postoni në mediat sociale dhe mund t’i vendosni në website-n e kompanisë për të rritur edhe besueshmërinë dhe motivimin e vizitorëve online për të blerë shërbimet tuaja.


4. Postime Për Të Rritur Shitjet dhe Fituar Klientë


Tani që ndjekësit ju njohin më mirë dhe keni fituar besimin e tyre, mund të fokusoheni të krijoni përmbajtje që gjeneron klientë dhe shitje. Mund t’i ndani postime me oferta në mënyrë organike, si dhe në fushata të sponsorizuara për të rritur shikueshmërinë e tyre.


Edhe pse fushatat nuk janë shumë të preferuara nga ndjekësit, përsëri ata mund të jenë më mirëpritës ndaj brandit tënd nëse ti i ke bërë ata që të të njohin dhe besojnë përmes postimeve organike.


Mund të ndani avantazhet që ju dallojnë nga konkurrentët dhe benefitet që klientët përfitojnë kur zgjedhin brandin tënd.


Këto lloj postimesh duhet të kenë një “thirrje për veprim” (CTA) i cili u drejtohet klientëve potencialë. Mund të krijoni një seri postimesh dhe fushatash për të gjithë fazat e klientit, për t’i motivuar ata të kalojnë në fazën tjetër për të ndërmarrë një veprim dhe të blejnë.



Për të motivuar klientët e rinj dhe potencialë, krijo një CTA për nxitur ata të marrin diçka falas nga ty ose të shkarkojnë një e-book, për t’i marrë kontaktet e tyre. Në këtë mënyrë ata “ngrenë dorën” dhe ti ke mundësi që t’i identifikosh dhe të komunikosh vazhdimisht me ta më pas. Mund të krijosh një seri postimesh dhe fushatash të personalizuara për ta, duke i ritargetuar për t’i nxitur të blejnë përsëri nga ty.


Shembull i një fushate në mediat sociale me video për trajnimin 'Digital Marketing Masterclass',Digital Academy Albania. Informohu mbi temat dhe përmbajtjen e trajnimit duke klikuar: 'Digital Marketing Masterclass'


Përmbledhje

Një ndërthurje e postimeve organike dhe fushatave të sponsorizuara me përmbajtje të tilla do të të ndihmojnë të rrisësh edhe më shumë ndërgjegjësimin, ndërveprimin dhe besimin e ndjekësve. Kjo do të të ndihmojë të rrisësh shitjet, të fitosh më shumë klientë të rinj dhe të gjenerosh më shumë mundësi për të zhvilluar biznesin dhe brandin e kompanisë.



Zbulo Trajnimin e Dedikuar Për Të Rritur Prezencën Dixhitale Të Stafit dhe Kompanisë.


Përfito Një Trajnim të Personalizuar për Stafin e Biznesit Tënd, rreth 'Strategjive të Marketingut, Shitjes dhe Komunikimit Dixhital', sipas nevojave që ka biznesi juaj.

Çfarë Do Të Përfitoni Nga Ky Trajnim:

  • Do të mësoni avantazhet dhe mundësitë që ju ofron marketingu dixhital

  • Do të rrisni në mënyrë profesionale prezencën dixhitale të stafit dhe kompanisë.

  • Do të rrisni shitjet dhe marketingun e kompanisë me strategji efektive marketingu dixhital

  • Do të dini si të krijoni një plan komunikimi dixhital për të kapur vëmendjen e klientëve potencialë, për t’i edukuar ata dhe rritur prezencën e brandit.

  • Do të mësoni hapat si të implementoni planin e marketingut dhe komunikimit dixhital.

  • Do të krijoni një sistem për të gjeneruar klientë potencialë vazhdimisht (Lead Generation).

  • Do të menaxhoni klientët e interesuar dhe do t'i koordinoni online me dep. të marketingut dhe shitjes.

  • Do të menaxhoni LinkedIn në mënyrë efektive - për të rritur prezencën e brandit tek platforma e B2B.

  • Do të mësoni si të krijoni marrëdhënieve efektive në mediat sociale për të konvertuar audiencën në klientë blerës dhe promotorë të kompanisë.


Rezervo tani një seancë falas për të mësuar si mund të rrisni shitjet, prezencën dixhitale dhe brandin e kompanisë tuaj.



Renato Civili, MBA

Digital Marketing Trainer

CEO & Co-Founder i Digital Academy Albania

Mob: +355 68 60 60 107

E-mail: hello@renatocivili.com




 
 
 

Comments


©2025 Proudly created by Digital Academy Albania

bottom of page