4 Pyetje Për Të Krijuar Strategjinë E Biznesit Dhe Komunikimit Dixhital
- Renato Civili
- Mar 3, 2021
- 2 min read
Janë 4 pyetje kryesore që klientët e tu kanë në mendje kur vizitojnë website-n tënd dhe mediat sociale, të cilave ti duhet t’u japësh përgjigje. Shiko pyetjet dhe shembujt e tyre për t'i implementuar në biznesin tënd.

1. Cili Është Misioni I Biznesit Tënd? Pse ekziston biznesi yt?
Formula e Misionit:
“Në ______, ne ndihmojmë/fuqizojmë/etj (Klientët Target) të (Rezultati që ata arrijnë përmes shërbimit/produktit tënd)”

Shembull: Misioni i Digital Academy Albania – Ne ndihmojmë njerëzit të arrijnë më shumë përmes teknologjisë, sepse çdo njeri meriton të mësojë si të zhvillojë karrierën dhe biznesin e tyre përmes botës dixhitale.
2. Pse Klientët Duhet Të Të Zgjedhin Ty?
Pse ti je zgjidhja më e mirë për ta? Sa pasion ke për punën që bën, dhe si ua komunikon klientëve pasionin tënd?

Shembull: Ne besojmë se çdokush ka potencialin të bëhet një marketer i mirë.Të dish të marketosh mirë, është diçka themelore që çdokush që ka një biznes, duhet të arrijë.Të mësosh si të prezantosh produktin tënd, si të arrish tek klientët e tu, dhe më e rëndësishmja, t’i bësh ata të besojnë tek kompania jote.Ndaj kemi krijuar trajnimin 1 mujor ‘Digital Marketing Masterclass’ ku do të mësosh çdo gjë mbi strategjitë, aftësitë dhe teknikat kryesore dixhitale për të zhvilluar biznesin tënd.
3. Cili Është Avantazhi Yt Konkurues?
Dy pyetje për të dalluar brandin tënd nga të tjerët:
Ku dallon ti nga të tjerët?
Pse eksperienca dhe shërbimi që ti më ofron është ndryshe nga konkurrentët e tu?

Shembull: Ne sjellim praktikat më të mira ndërkombëtare të marketingut dixhital dhe i kombinojmë ato me eksperiencën lokale mbi 10 vjeçare që ne kemi në Shqipëri, për të të ndihmuar ty të krijosh strategjinë më të suksesshme për të zhvilluar biznesin tënd në Shqipëri.
4. Cili Është Premtimi Që T’i I Bën Klienteve Për T’i Motivuara Ata Të Blejnë Nga Ty?
Si do të transformohen ata në një gjendje më të mirë përmes shërbimit që ti u ofron?
Çfarë do të arrijnë ata më shumë, ose si do të ndihen ata më mirë, duke zgjedhur shërbimin dhe produktin tënd?

Shembull: Kur ti bëhesh pjesëmarrës i trajnimit ‘Digital Marketing Masterclass’ do të mësosh jo vetëm se cilat janë strategjitë, aftësitë dhe teknikat kryesore të marketingut dixhital, por do të dish edhe si t’i implementosh ato për të zhvilluar karrierën dhe fuqizuar biznesin tend.








Comments